5 policë janë pezulluar nga detyra në kryeqytet. Agjencia e Mbikqyrjes Policore, më konkretisht dega rajonale e Tiranës, ka pezulluar efektivët, pjesë e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, (linjat). Pezullimi lidhet me hetimin për shpërdorim detyre. Vazhdon ndërkohë hetimi edhe për persona të tjerë të përfshirë.