TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Elidor Ndini, drejtori i varrezave të Tufinës i cili është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Drejtori Ndini pretendohet se ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, ndërsa çmimet që varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.
Bashkë me Ndinin janë ndaluar edhe 8 zyrtarë të tjerë ndërkohë që operacioni u zhvillua në bazë të një procedimi të nisur nga seksioni i Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë. Sipas policisë, zyrtarët e bashkisë Tiranë mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të reja, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.