50 mijë lekë gazebo me dy shezlongë në Ksamil

0

Çmimet e larta kanë ndikuar shumë turizmin shqiptar, të cilin duket se po e shterojnë… Turistët këtë vit janë më të paktë dhe shqiptarët kanë vendosur t’i kalojnë pushimet jashtë.

Edhe turistët e huaj i kanë bërë ‘puçin’ standardeve shqiptare, duke bojkotuar restorantet e duke marrë bukë me vete në plazhe.

Çmimet e shezlongeve kanë kapur stratosferën, nisur nga Gjiri i Lalëzit e deri tek Pema e Thatë në Ksamil. Skaji më jugor i vendit ka sjellë çmime më të kripura se uji i detit për pushuesit…

Një pushues ka raportuar për mediat se për një gazebo dysh ka paguar 5000 Lekë të reja, ndërsa një ditë më parë 3000 Lekë të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu