Adoleshentja largohet nga banesa dhe nuk kthehet më, e ëma ngre alarmin në policinë e Fierit

0

Një adoleshente është larguar nga banesa e saj në Fier ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në polici e ka bërë  e ema e 17-vjeçares së zhdukur.

Menjëherë ka nisur puna për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në datën 06.07.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 44 vjeçe, banuese në Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 17-vjeçares.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu