Policia e Vlorës ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të masakrës së Çoles.
Burime për InfowebTv bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ani Begaj.
Begaj ka qenë duke udhëtuar së bashku me një tjetër person në automjet, në zonën e Lungomares.
Policia ka bërë thirrje që të ndaloni por dy personat nuk i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë vijuar të largohen.
Autoritetet policore më pas kanë bërë të mundur ndalimin e tyre në një nga rrugicat e qytetit, ku është kryer edhe arrestimi i Begajt.