Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës ku 36-vjeçar i ka marrë një të reje nga Durrësi me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.
Një vajzë e re nga Durrësi ka rënë pre e mashtrimit nga një 36-vjeçar nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës ku 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet G. G., banues në Kosovë i ka marrë N. M., 32 vjeçe, me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi kallëzon shtetasja N. M., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1, Durrës, se me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.