Nga nisja në sheshin përpara teatrit “Migjeni”, ka qene i pranishëm edhe kryetari bashkisë Bardh Spahia dhe kreu i PD së Shkodrës, Gjenarin Kapçari. Deri më tani pjesëmarrja nga Shkodra numërohet deri mbi 1000 protestues.
Qytetarë janë nisur drejt Tiranës, ku edhe do të mbahet tubimi i Partisë Demokratike. Një pjesë e mirë e tyre po nisen me makina private, ndërsa janë organizuar edhe autobusë. Nga nisja në sheshin përpara teatrit “Migjeni”, ka qene i pranishëm edhe kryetari bashkisë Bardh Spahia dhe kreu i PD së Shkodrës, Gjenarin Kapçari. Deri më tani pjesëmarrja nga Shkodra numërohet deri mbi 1000 protestues.
Ndërkohë, nga qyteti i Durrësit janë nisur rreth 2500 banorë; Korça dhe Dibra do të përfaqësohen me nga 3200 qytetarë, ndërsa rekord mban Elbasani. Nga atje raportohet se po vijnë mbi 5000 protestues, 160 nga Gramsh, 130 nga Cërriku dhe 200 nga Peqin.
Por siç ndodh gjithmonë, Policia e Shtetit po bllokon makinat e tyre më hyrje të Tiranës dhe kjo ka krijuar trafik të madh. Deri më tani raportohet se bllokimi po bëhet nën pretekstin e kontrolleve të dokumenteve, por nuk dihet nëse do të lirohen për të hyrë në Tiranë, apo do të kthehen pas.