Kërkoi ndihmë për shkollimin, shqiptari nga Kosova përfundon studimet me notën më të lartë në Universitetin e Oxfordit

0

Mësohet se ai ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë me notën më të lartë.

Shqiptari nga Kosova Besfort Shala ka lënë gjurmë në Universitetin e Oxfordit. Mësohet se ai ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë me notën më të lartë. Shala para një viti deklaroi se ishte pranuar nga ky universitet në Londër për t’i ndjekur studimet e magjistraturës, por që nuk kishte pasur mundësi t’i mbulonte shpenzimet.

Por mesa duket ia ka arritur qëllimit dhe sot me anë të një postimi në Facebook ai deklaroi se e përfundoi misionin e tij me rezultat maksimal, përkatësisht klasifikimin Dictinction. Shala po ashtu falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia mundësuan këtë rrugëtim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu