Krujë- Gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, policia e Krujës, evidentoji dhe goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Halit Kani 53 vjeç dhe Sefer Kani 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir).
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.
Gjatë vijimit të kontrollit, në banesën e tyre, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim./InfowebTv