Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara
JAPONI- Një autokolonë që mban trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio. Një makinë që mbante trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio. Anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.
Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet ta vizitojë këtë pasdite. Sipas raporteve të mediave lokale, një minut% heshtjeje do të mbahet të hënën dhe varrimi i Abe do të bëhet të martën.
Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara. Policia që po heton atentatin ka thënë se i dyshuari kishte zemërim kundër një “organizate të caktuar”. Vrasësi i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e kësaj organizate, thanë ata.
Tetsuya Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë të bërë vetë, sipas policisë.
Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.