Musk heq dorë nga blerja e Twitter! Çfarë pritet të ndodhë?

0

SHBA- Miliardieri Elon Musk njoftoi dje se po tërhiqte ofertën e tij prej 44 miliardë dollarësh, duke bërë që çmimi i aksioneve të platformës të bjerë 6% pas lajmeve.

CEO i kompanisë TESLA përmendi një shkelje materiale të disa kushteve të marrëveshjes në vendimin e tij për të anuluar marrëveshjen, me avokatët e tij duke iu referuar në deklaratën e tyre “fakteve të rreme dhe mashtruese” në të cilat miliarderi u mbështet kur ra dakord për blerjen.

Musk heq dorë nga blerja e Twitter? Miliarderi kërkon t’i japë fund marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe
Njoftimi i djeshëm i Musk i jep fund skenarit për marrëveshjen që do të sillte ndryshime të mëdha në “hartën” e rrjeteve sociale. Megjithatë, siç thekson The Guardian, themeluesi i kompanisë TESLA nuk do të zgjidhet aq lehtë, raporton prototheme.gr.

Sipas marrëveshjes së blerjes prej 95 faqesh të paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së, Musk do të duhet të provojë se Twitter ka shkelur marrëveshjen origjinale. Në të kundërt, Twitter do ta padisë atë për shumën e parashikuar në klauzolën përkatëse “get out”, pra 1 miliard dollarë.

Kryetari i bordit të drejtorëve të Twitter, Brett Taylor bëri të qartë dje se kompania do të ndërmarrë veprime ligjore, duke kërkuar të zbatojë marrëveshjen.

Sipas gazetës britanike, tërheqja e ofertës së manjatit është vetëm një kthesë tjetër në historinë e trazuar të marrëdhënies së Musk me platformën e fuqishme të rrjeteve sociale dhe mund të paralajmërojë një betejë titanike ligjore në të ardhmen e afërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu