Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i dy shtetasve, të dy banues në Vorë, është bërë pas finalizmit të operacionit “Fuel” ku në pranga ka rënë 35-vjeçari J.S si dhe 31-vjeçari P.K.
Policia e Vorës ka vënë në pranga dy persona në 24 orët e fundit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur naftë nga eskavatori i një kantieri ndërtimi.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i dy shtetasve, të dy banues në Vorë, është bërë pas finalizmit të operacionit “Fuel” ku në pranga ka rënë 35-vjeçari J.S si dhe 31-vjeçari P.K.
Nga verifikimet rezulton se 35-vjeçari ka vjedhur 172 litra naftë nga eskavatori dhe ja ka shitur 31-vjeçarit.