Trazuan rrjetin prej historisë së dashurisë, zyrtari i “Elbasan Arenës” publikon FOTON e Donaldit dhe Bora Zemanit brenda stadiumit

0

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy njerëzit më të përfolur në botën e shoë-bizit. Historia e tyre e dashurisë zinte vend në çdo media shqiptare. Pas ndarjes, së fundmi ka thashetheme se të dy janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Siç duket, ish-gazetarja sportive bashkë me ish të dashurin kanë lënë kujtime të bukura edhe te Xhevdet Muzhaqi. Përgjegjësi i stadiumit “Elbasan Arena” ka kujtuar korrikun e vitit 2019-të, kur Bora dhe Donaldi bashkë me Romeon vizitonin impiantin elbasanas. Muzhaqi përfitonte të bënte edhe një fotografi me ta që e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Me Borën dhe aktorët e Al-Pazar”, shkruante para 3 vitesh ai në diçiturën e fotos. Tashmë kur çifti përflitet më shumë se kurrë, përgjegjësi i stadiumit rikthen foton kur ata ndodheshin pranë njëri-tjetrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu