“Mund të kishin shpëtuar nëse…”/ Zjarrfikësi që mbeti i lënduar tregon momentin e ndërhyrjes, pasi dy persona ranë në pus në Mallakastër

0

Ai tha se kanë qenë shtatë zjarrfikës që janë përpjekur për të shpëtuar ata. Në momentin që zjarrfikësit kanë zbritur poshtë, të dy personat janë gjetur me shenja jete.

Shefi i zjarrfikëses në Mallakastër, Reonardo Zotaj ka treguar detaje nga tragjedia në Mallakastër ku një person humbi jetqën në pus. I ftuar në studion e “Shqipëria Live”, tha se kanë qenë shtatë zjarrfikës që janë përpjekur për të shpëtuar ata. Në momentin që zjarrfikësit kanë zbritur poshtë, të dy personat janë gjetur me shenja jete.

“Shtatë anëtarë të ekipit që i kanë shpëtuar duke rrezikuar jetën. Janë gjetur pjesërisht mbyturazi. Nuk mendoj që ka qenë shpërthim. Pompa me benzinë që do përdornin në pus, për këtë arsye janë asfiksuar. Po të kishte pompë elektrike do kishin shpëtuar”, tha Zotaj.

Por në këtë ngjarje të rëndë mbeti i lënduar edhe zjarrfikësi, Albenc Zotaj i cili ishte i pari që u përball me situatën e vështirë. Ai tregoi se pasi ka zbritur poshtë ka shpëtuar të parin Bledar Bregun dhe më pas është rikthyer për të nxjerrë nga pusi të ndjerin Besnik Veliaj.

“Me aparat u futëm poshtë bashkë me litarë. Pashë që dy personat ishin në pus me shenja jete, komunikoja me ta”, tha zjarrfikësi.

Dy persona kanë hyrë në pus dhe më pas kanë marrë në telefon zjarrfikësit duke kërkuar ndihmë. Të dy u nxorrën me shenja jete nga pusi, por njëri prej tyre ndërroi jetë në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu