Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Bëhet me dije se një automjet ka mbetur i bllokuar mes dy kamionëve të mëdhenj pas një parakalimi të gabuar, të cilët janë përpjekur për të shmangur rrezikun.
Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz. Në vendngjarje ka mbërriutur grupi hetimor i cili po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.