U ndal para shtatores së Skënderbeut në Prishtinë dhe nisi të bërtasë me fjalët “Zoti është një”.
Meqë kjo shprehje shfrytëzohet prej njerëzve që kanë për qëllim sulme të mëdha, organet e rendit në Kosovë u alarmuan me të marrë lajmin, por doli se shtetasi me inicialet M. H. Nga Tepelena, pati për qëllim ta vrasë veten.
45-vjeçari e theri veten në gjoks, por nuk mori plagë vdekjeprurëse.
Kjo u vërtetua në vendin e ngjarjes pas trajtimit që i dhanë mjekët e urgjencës, por edhe më vonë në emergjencë.
Shtetasi nga Tepelena rezultoi të ketë qenë nën ndikim të substancave psikotrope dhe, nën shoqëimin e policisë, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë.