Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete një person, identifikuar si shtetasi K.Z., 33 vjeç.
Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një mbidozë me heroinë, pasi i riu ishte përdorues i kësaj substance narkotike.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar ligjërisht rastin dhe për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.





