Agjencia e Mbrojtjes së bimëve është njohur me situatën dhe ka këshilluar fermerët, por në këto përmasa përhapje të infeksionit zgjidhje nuk mund të jetë më individuale.
Mbi një mijë hektarë tokë bujqësore në qarkun e Elbasanit është pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar rëndë të mbjellat. Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Dumresë, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë.
Karkaleci ka dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme të gjitha të mbjellat, ndërsa tashmë sipas fermerëve po sulmon pemëtarinë. Agjencia e Mbrojtjes së bimëve është njohur me situatën dhe ka këshilluar fermerët, por në këto përmasa përhapje të infeksionit zgjidhje nuk mund të jetë më individuale.
E ndërsa dëmet e këtij viti janë të pallogaritshme, risku që infeksioni të përsëritet vitin tjetër është i madh pasi karkaleci tashmë ka krijuar kushtet e shumimit në këto zona. Teksa çdo prodhim në arë u shkatërrua, karkaleci ka pushtuar vreshtat e rrushit ndërsa fermerët i druhen edhe dëmtimit të ullirit, i vetmi i mbetur deri tani i paprekur.