Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, Greqi.
Një fëmijë 3-vjeçar shqiptar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij ka qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë. Mediet greke raportojnë se fëmija po luante në oborr dhe babai po punonte te shtëpia kur ndodhi ngjarja tragjike.
3 vjeçari u nxor nga pishina pa puls dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i vogli ndërroi jetë në spital.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike për familjen shqiptare.