Mësohet se në Komunën e Parisit, një automjet ka përplasur të moshuarin me iniciale F.Gj, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në Komunën e Parisit, një automjet ka përplasur të moshuarin me iniciale F.Gj, i cili ka ndërruar jetë në spital. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacione paraprake Më datë 12.07.2022, në Komunën e Parisit, automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit