Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme te “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku një 70 vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet.
I moshuari është transportuar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Më datë 12.07.2022, në Komunën e Parisit, automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Tiranës.