Skelat e ndërtimit të pallateve në Itali, Gjermani, Greqi e shumë vende të tjera në Evropë janë në duart e shtresës më në nevojë, emigrantëve dhe nuk janë të pakta rastet kur punëtorët kanë lënë jetën aty.
Nisja e një jete nga e para apo dëshira për të siguruar më shumë të ardhura për familjen, i bën të rinjtë shqiptarë të hedhin sytë jashtë atdheut, por pa e ditur që ndoshta një ditë nuk do të arrijnë tu gëzohen as ‘fryteve’ të mundit të tyre. Ky është fati i shumë bashkëatdhetarëve tanë, kryesisht të rinj që gjejnë vdekjen në vendet e punës. Si emigrantë, shumë prej punëve që bëjnë janë të pasiguruara dhe kjo jo për nga ana ligjore, por për sigurinë e jetës. Skelat e ndërtimit të pallateve në Itali, Gjermani, Greqi e shumë vende të tjera në Evropë janë në duart e shtresës më në nevojë, emigrantëve dhe nuk janë të pakta rastet kur punëtorët kanë lënë jetën aty.
Shqiptari fatkeq vdiq nga temperaturat e larta në sera
20-vjeçari shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali teksa punonte në një tokë bujqësore në Itali dy ditë më parë. I riu vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno. Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave. I riu me inicialet A.D, nga një fshat i Cërrikut ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur.
Shqiptari fatkeq vdiq nga temperaturat e larta në sera
20-vjeçari shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali teksa punonte në një tokë bujqësore në Itali dy ditë më parë. I riu vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno. Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave. I riu me inicialet A.D, nga një fshat i Cërrikut ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur.
Shqiptari vdiq natën e Pashkëve
Një shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në Itali në sy të familjes së tij. Ai ishte nisur bashkë me familjen për të shkuar në punë, kur një mjet e përplasi duke e goditur nga pas. Shqiptari, Ndriçim Gjuzi doli nga makina për të parë dëmin që i ishte shkaktuar në mjetin e punës, por në ato çaste kaloi me shpejtësi një tjetër makinë që e përplasi. Ai gjeti vdekjen në vend dhe gjith momentin tragjik u pa nga gruaja e tij 41-vjeçare e vajza vetëm 4 vjeçe.
17-vjeçari Fabio u dogj brenda makinës
Rasti i 17-vjeçarit shqiptar tronditi Kefaloninë. Adoleshenti kishte shkuar të punonte gjatë verës në Greqi, por makina në të cilën ndodhej mori flakë dhe ai u dogj brenda. Personi që ndodhej bashkë me të në mjet, një 19-vjeçar u arrestua për pakujdesi. Vendi ku vdiq shqiptari u mbush me trëndafila të bardhë, qirinj dhe mesazhe dashurie.
U nis për punë dhe u përplas në derën e shtëpisë
Hazbi Hajdini ishte nisur për në punë por sapo kaloi pragun e shtëpisë u përplas nga një mjet dhe gjeti vdekjen. 53-vjeçari po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në momentin kur u përplas nga automjeti. Matanë saj po e e prisnin kolegët me mjetet e punës në dorë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve ai humbi jetë në spitalin Maggiore në Bolonja.
Ermal Qose u dogj brenda shtëpisë së kanabisit
Shqiptari punonte si roje në një shtëpi kanabisi kur një defekt elektrik bëri që vendi të përfshihej nga flakët. I riu Ermal Qose mbeti i bllokuar në magazinë dhe ndërroi jetë. Kryeinspektori i Policisë Metropolitane Mark Rogers tha se çështja është regjistruar si vrasje nga pakujdesia.
Përplasje fatale!
Jeta e një 42-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në Itali, u pre në mes si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi mes Brescias qendrore dhe Brescia Ovest. 42-vjeçarin po udhëtone me makinën e tij të punës në momentin që u përplas nga kamioni dhe ndërroi jetë.
Tragjedia në Amazon
Një tragjedi ka ndodhur në sektorin e kompanisë Amazon, pasi një emigrant shqiptar humbi jetën. Shqiptari, Flamur Alsela nga qyteti i Burrelit humbi jetën pasi një pllakë e pavendosur mirë u shkëput nga vendi dhe shkaktoi prishjen e gjithë strukturës së ndërtesës. Për pasojë shqiptari rad he ndërroi jetë. Në aksident, përveç Alselës, u plagosën edhe 5 punëtorë të tjerë, nga të cilët një është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vendoste aspiratorin, ra nga lartësia dhe vdiq
23-vjeçari shqiptar Sajmir Thartori banues në Verona, po punonte për instalimin e një aspiratori në një fermë në Sant’Apollinare, një fshat i Rovigo, në momentin që ka rënë nga tetë metra lartësi. Për pasojë, Thartori mori plagë të shumta në trup e kokë. Ai u dërgua në spital, ku luftoi për dy ditë, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Saldonte anijen, vdes 50-vjeçari shqiptar në Greqi
Një shqiptar 50-vjeçar ka humbur jetën në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros në Greqi. 50-vjeçari po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa kishte hipur në një vinç, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash. Ai u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
U aksidentua në punë dhe vdiq
Mynyr Dakaj është një tjetër punëtor shqiptar që ka humbur jetën në vendin e punës. 55-vjeçari punonte në një kompani “San Gennaro Vesuviano”, që merret me logjistikën, por pësoi një aksident në punë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Napolit, por fatkeqësisht nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të marra.