Gjendet e pajetë në banesë gruaja në Elbasan

0

ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “Kongresi” në Elbasan. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ajo jetonte e vetme dhe nga këqyrja paraprake nuk janë zbuluar shenja dhunë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 14.07.2022, rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, është gjetur e pajetë në banesën e saj, shtetasja L.M., 78 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu