Kulla e vrojtimit bosh, i riu shpëtoi vëllanë e shokun nga mbytja. Ndërroi jetë vetë, nisin REAGIMET: Hero!

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryedemokati Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me mbytjen e 18-vjeçarit hero që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar dy të tjera.

Një tragjedi është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 18-vjeçar është futur të shpëtojë vëllanë e mitur me shokun e tij nga mbytja, por ka gjetur vdekjen. Viktima është identifikuar si Anri Kashiku. Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryedemokati Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me mbytjen e 18-vjeçarit hero që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar dy të tjera.

REAGIMET NË RRJET:

Ilir Meta: Anri Kashiku, heroi ynë! Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t’u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane’, shkruan Meta në Facebook.

Sali Berisha: Një hero i vërtetë! Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij. Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb

Edhe pse i riu bëri një gjest heroik dhe ia doli të nxirrte në breg dy të miturit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën, tragjedia mund të shmangej. Në momentin e ngjarjes, në plazh nuk ka pasur roje bregdetare. Me praninë e rojes bregdetare, tragjedia mund të ishte shmangur dhe i riu nuk do të kishte humbur jetën në përpjekjen për të shpëtuar dy të miturit, por duket se ky aspekt i turizmit është lënë pas dorë nga autoritetet kompetente. Duke marrë si kosto humbjen e jetëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu