Grtimes shkruan se kur makina patrulluese ka dalë në vendngjarje, tre persona kanë sulmuar policët me të cilët kanë nisur përleshjet ndërsa dëmtime i janë shkaktuar edhe makinës së patrullës së cilës i hodhën gurë dhe sende të tjera.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në orët e vona të natës në zonën e Menemenit të Selanikut, kur një makinë patrullë policie është thirrur në rrugën Chrysostomou në Smyrni, për të hetuar një ngjarje trazire. Grtimes shkruan se kur makina patrulluese ka dalë në vendngjarje, tre persona kanë sulmuar policët me të cilët kanë nisur përleshjet ndërsa dëmtime i janë shkaktuar edhe makinës së patrullës së cilës i hodhën gurë dhe sende të tjera.
Si pasojë e përleshjes, një nga efektivët e policisë ka mbetur i plagosur lehtë i cili ka shkuar në Spitalin 424 GS për t’iu nënshtruar analizave të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje janë përforcuar menjëherë forcat e policisë. Tre sulmuesit, të cilët dyshohet se janë romë dhe të përfshirë në ngjarje, u arrestuan dhe u dërguan në Drejtorinë e Policisë vendore, e cila po kryen hetimet paraprake për shkaqet e ngjarjes. Autorët janë një 40-vjeçar dhe djali i tij 21-vjeçar, të cilët janë shqiptarë të fisit rom dhe pritet të dalin sot në prokurori.