Lista e Unicode Consortium ka shtuar 21 emojy të reja për përdoruesit.
Lista e Unicode Consortium përmban një set me 21 “emoji” të reja, ndryshe nga viti i kaluar ku listës iu shtuan 112, të cilat përfshinin njerëz shtatzënë, paterica dhe simbolin e baterisë së ulët do i shtohen figura të reja si: një kokë që mohon, një fytyrë që dridhet, ngjyra të reja për zemrat dhe një patë.
Emojipedia, një faqe e njohur referimi për emoji, publikoi të mërkurën imazhe mostra për më shumë se një duzinë emoji të reja që i janë dorëzuar për miratim Konsorciumit Unicode, organizata jofitimprurëse që mbikëqyr standardet globale të emojit dhe publikimet e reja.
Draft lista përfshin gjithashtu maraka, një zemër rozë të shumëpritur dhe një Khanda, një simbol tradicional i besimit Sikh. Shtesat e mundshme vijnë pasi presioni është rritur vitet e fundit që emoji-t të jenë më gjithëpërfshirës, raporton CNN.
Miratimi përfundimtar nga Unicode do të bëhet në shtator. Emoji më pas do të lëshohej si përditësime të softuerit në platformat kryesore nga fundi i vitit 2022 në 2023.
Opsionet e reja vijnë pasi përdorimi i emoj-eve në Twitter është në nivelet e rekordit të lartë, sipas një analize të publikuar nga Emojipedia. Të dhënat e tij treguan se përdorimi i emoji këtë muaj dhe muajin e kaluar ishte në “rastet më të larta të emoji-ve-për-tëeet që nga fillimi i regjistrimeve tona në korrik të 2011-ës”.