U arrestua me urdhër të SPAK, kush është muxhahedini që po fundos spiunët

0

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e 9 ish-anëtarëve të MEK, pasi këta të fundit dyshohen se janë pjesë e grupit të spiunazhit, ku më herët u arrestua ish-muxhahedini Bijan Poolagrad.

Pas këqyrjes në celularin dhe mjetet e tij elektronike, sipas News24 janë zbuluar edhe kontaktet e tjera, që dyshohen si pjesë e grupit të spiunazhit. Këto kontakte të gjetura kanë vënë në lëvizje SPAK-un, por që deri më tani nuk ka të ndaluar.

Kush është ish-muxhahedini i arrestuar Bijan Poolagrad?

Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristësh, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit.

Ish-banori i kampit të muxhahedinëve po përballet me drejtësinë shqiptare për disa akuza, si “kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në grata”, “organizata terroriste”, apo “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.

Mësohet se i pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre.

Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.

Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK. Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.

Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.

Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu