“Kam gati planin për përfundimin e luftës”, presidenti i Brazilit: Nuk e tregoj derisa të takoj Zelenskyn

0

“Kam gati planin për përfundimin e luftës”, presidenti i Brazilit: Nuk e tregoj derisa të takoj Zelenskyn
Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro thotë se e ka planin se si t’i japë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por ai nuk do ta zbulojë atë derisa t’ia paraqesë udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme.

– Unë do t’i them atij mendimin tim, atë që mendoj. Unë e di se si mund të zgjidhet kjo, por nuk do t’ia them askujt – u tha ai gazetarëve.

Ai nuk pranoi të jepte detaje të planit të tij të propozuar, por tha se lufta mund të përfundoj, ashtu sic ka përfunduar lufta e Argjentinës me Mbretërinë e Bashkuar në 1982, kur Argjentina pushtoi Ishujt Falkland të kontrolluar nga Britania, duke e shtyrë Mbretërinë e Bashkuar të dërgonte në detyrë një forcë të madhe detare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu