Ekskluzive/ Tmerr në Jalë, skafi del nga deti dhe merr përpara pushuesit. Disa të plagosur

0

Tmerr në plazhin e Jalës. Një skaf ka humbur kontrollin dhe ka dëlë në breg duke marrë përpara pushues.

Burime ekskluzive për Infowebtv informojnë se drejtuesi i skafit ka rënë në det, ndërsa mjeti pa kontroll ka dalë në breg duke marrë përpara pushuesit.

Drejt vendngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.

Mësohet se 3 persona janë lënduar rëndë, ku 2 prej tyre janë çift.

Një prej tyre ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta.

Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marr mjekime.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.

Çifti i të lënduarve janë turistë shqiptar dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

Po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ja fotot ekskluzive të siguruara nga Infowebtv:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu