Momenti kur transportohet me helikopter trupi i pajetë i turistit serb, pësoi infarkt në Valbonë dhe ndërroi jetë

0

Një turist serb me inicialet si G.S ka ndërruar jetë në majat e thepisura të Valbonës si pasojë e infarktit. Ka qenë një turiste serbe e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, G. S., kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në media është bërë publike pamjet se si helikopteri është duke transportuar trupin e pajetë të turistit serb.

Nga ana tjetër bëjmë me dije se turistët e tjerë kanë mbetur të bllokuar dhe për pasojë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu