Ky fluks ka bërë që në autostradë Lezhë-Milot të krijohen rradhë të gjata duke shkaktuar dhe një trafik të rënduar ku pjesa më problematike mbetet pjesa nga Miloti ku në disa raste është krijuar bllokim total i qarkullimit.
Temperaturat e larta dhe i nxehti kanë bërë që mëngjesin e sotëm mijëra qytetarë ti drejtohen bregdetit të Shëngjinit si dhe Tales në Lezhë.
Ky fluks ka bërë që në autostradë Lezhë-Milot të krijohen rradhë të gjata duke shkaktuar dhe një trafik të rënduar ku pjesa më problematike mbetet pjesa nga Miloti ku në disa raste është krijuar bllokim total i qarkullimit.
E njëjta situatë paraqitet edhe në kthesën e Maminasit pasi një pjesë e pushuesve zgjedhin të bëjnë plazh në Gjirin e Lalëzit. Pothuajse çdo fundjavë, është e njëjta situatë në rrugët që të çojnë në plazhet e vendit.
Ndërkohë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes në pika te ndryshme janë vendosur efektiv të policisë rrugore.