JOQ Albania ka siguruar një foto, ku shihen dy prej viktimave në foton me reperin Stresi. Reperi ishte mik i Brilant Martinajt dhe Diklen Vatës. Pas heqjes së akuzës nga prokuroria e Lezhës, Brilant Martinaj lëvizte i lirë dhe ai është parë shumë herë në shoqërinë e Stresit.
Brilant Martinaj është një emër i njohur për policinë. Ai është kushëriri i parë i një prej personave më të kërkuar nga policia, Elvis Martinajt dhe është i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela.
Brilant Martinaj dhe Diklen Vata janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërkohë që ende nuk dihet lidhja e tyre me viktimën tjetër.