DURRËS- Emri i kompanisë që posedon kontejnerin me banane që u bllokua mëngjesin e sotëm në Durrës është “Zico Sh.p.k”. Ora News shkruan se kjo kompani është e biznesmenit Trifon Murataj, i cili qëndron në SHBA por që biznesi i frutave ekzotikë kryhet në Shqipëri.
Gjithashtu bëhet me dije se kontejneri me banane “Bana King”, ka mbëritur nga Ekuadori në portin e Durrësit në datën 8 Korrik të këtij viti por që ditën e djeshme është konstatuar se kontejnerit i mungonin plumbçet e sigurisë. Ende nuk dihet nëse kontejnerit i janë hequr plumbçet në Durrës apo në ndonjë port tjetër. Brenda kontejnerit mungojnë 49 kuti me banane, në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë.