RENEA ka filluar kërkimet në Nikël për kapjen e autorëve të atentatit me 3 viktima, pasi dyshohet se ata janë nga ajo zonë.
Deri më tani dyshohet se kanë qenë 4 autorë, 3 prej të cilëve kanë dalë nga automjeti dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës. Fillimisht makina e autorëve e ka parakaluar makinën e viktimave, kanë zënë rrugën dhe më pas kanë dalë të qëllojnë.
Gjthashtu, pasi janë siguruar që të tre kanë vdekur i kanë vënë flakën makinës.