Brilant Martinaj, 22 vjeç nga Fushëkuqja e Lezhës është një prej viktimave të atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.
I njohur si kushëriri i të shumë-kërkuarit Ervis Martinaj dhe i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, i riu nuk është i panjohur për policinë pasi rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektit të FNSH-së, Xhulio Prela.
Ai gjithashtu dyshohet se ka ekzekutuar ish-efektivin e policisë Xhelal Reçi përpara një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Ndërkohë emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ ka publikuar më 29 dhjetor 2021 një video ku shfaqet Brilant Martinaj, pak orë para vrasjes së policit Xhuliano Prela.
26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.
Video në fjalë është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, ku Brilant Martinaj ndalet për të furnizuar automjetin dhe shkëmben një bisedë të shkurtët me punonjësin.