Rrëzohet avioni ukrainas në Greqi! Nxirren trupat e pajetë, Greqia ankesë ndaj Serbisë për ngjarjen

0

 Një avion është rrëzuar të shtunën në Kavlla të Greqisë ku tetë anëtarë të ekuipazhit që operoheshin nga një kompani ukrainase humbën jetën dhe brenda saj kishte 11.5 tonë minahedhëse dhe mina të tjera serbe për në Bangladesh.

Greqia të hënën ka dorëzuar një ankesë ndaj Serbisë për këtë ngjarje, e cila nënvizon se duhet të informoheshin paraprakisht për ngarkesën që kishte avioni.

Një zyrtar i pa identifikuar i Qeverisë greke para se të bëhej njoftimi zyrtar tha: “Ambasadori grek në Beograd është udhëzuar që të ankohet te qeveria serbe për të theksuar nevojën që autoritetet greke të informohen paraprakisht për natyrën e ngarkesës së avionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu