Është riaktivizuar vatra e zjarrit në fshatin Piraj të Lezhës, duke rrezikuar seriozisht banesat që ndodhen shumë pranë.
Flakët janë duke u përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e thatë në zonë.
Aktualisht raportohet se flakët janë vetëm 200 metra larg zonës së banuar. Parcela me shkurre dhe të mbjella janë përfshrië nga zjarri edhe në kthesën e Tales, përgjatë aksit Lezhë -Milot si dhe te kryqëzimi i Shënkollit.
Disa banorë kanë dalë nga banesat duke tentuar të pengojnë përhapjen e flakëve, por ata shprehen se situata është kritike dhe kërkohet ndërhyrja e zjarrfikëseve.