Vijon të jetë problematike situata nga zjarret, aktivizohen dy vatra në Bunavi të Vlorës dhe Dimal, digjen 600 rrënjë ullinj

0

Ndërkohë një zjarr është shfaqur në orët e mesditës i cili ka përfshirë plantacionin me ullinj në fshati Donofros Bashkia Dimal. Kanë qenë vet banorët të cilët kanë  njoftuar repartin MZSh Dimal. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve era dhe tereni vështirë ka bërë që flakët të përfshijnë gjithë pllajën me ullinj.

Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Bunavi të Vlorës dhe në Dimal ku u dogjën dhe 600 rrënjë ullinj 200 vjeçar.

Nga pamjet duket që po digjet një sipërfaqe e konsiderueshme ndërsa dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme nga banorët, të cilët çdo vit djegin arat pas korrjes së grurit.

Ndërkohë një zjarr është shfaqur në orët e mesditës i cili ka përfshirë plantacionin me ullinj në fshati Donofros Bashkia Dimal. Kanë qenë vet banorët të cilët kanë  njoftuar repartin MZSh Dimal. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve era dhe tereni vështirë ka bërë që flakët të përfshijnë gjithë pllajën me ullinj.

Edhe në këtë rast dyshohet se zjarri është vënë nga vetë banorët të cilët kanë qenë duke pastruar ferrat përreth pemëve, më pas zjarri ka dal jashtë kontrollit ku era dhe temperaturat e larta kanë djegur gjithë plantacionin me ullinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu