Shqiptari kapet për herë të dytë në shtëpi bari: Më thanë se do pastroja, por po ujis kanabis

0

Rruzhdi Raga, i cili ishte kapur dhe dënuar më parë për të njëjtën akuzë kur u arrestua më 13 korrik po kujdesej për 224 bimë kanabisi.

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet paraburgim pasi u kap duke u kujdesur për një shtëpi bari në Doncaster, Angli. Rruzhdi Raga, i cili ishte kapur dhe dënuar më parë për të njëjtën akuzë kur u arrestua më 13 korrik po kujdesej për 224 bimë kanabisi.

Këto bimë ishin vendosur në dhoma të ndryshme me pajisje për rritje. Në momentin e arrestimit shqiptari kishte me vete 512 £ në para të gatshme dhe një telefon celular me dëshmi se prona ishte e banueshme dhe përdorej për kultivimin e kanabisit.

Raga pohoi në polici se ai kishte qenë në Bradford kur iu afruan njerëz dhe iu ofrua punë pastrimi përpara se të çohej në rrugën Alexandra dhe të paguante për ujitjen e bimëve të kanabisit. I pandehuri, nga Exmouth Place, Bradford, i cili ka një dënim të mëparshëm për një vepër të ngjashme nga tetori 2020, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit të drogës së klasës B pas bastisjes më 21 qershor të këtij viti.

Ndërkohë kur ishte kapur më parë shqiptari pas përfundimit të dënimit duhet të deportohej në Shqipëri, por ai nuk e bëri këtë dhe nisi të merrej sërish me drogë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu