Dy të rinjtë janë prangosur pasi u kapën në flagrancë duke transportuan lëndë narkotike.
Dalin pamje nga aksioni i Policisë së Shtetit në Fier, ku në pranga përfunduan Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa. Dy të rinjtë janë prangosur pasi u kapën në flagrancë duke transportuan lëndë narkotike.
Të dy kanë rrezikuar jetën e Policëve duke mos e respektuar shenjën e ndalimit të dhënë.
Ndërsa në ndjekje e sipër nga Policia, kanë çuar mjetin e tyre në kanal, por efektivët kanë mundur që t’i neutralizojnë duke i shtrirë në mes të arës dhe duke u vënë prangat. Ndërkohë që nga kontrolli i mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 83 kg kanabis që do nisej për shitje.
Destinacioni mbetet mister, ndërsa është në dorë të hetuesëve që të zbulojnë se për kë bëhej gati droga, e cila ishte e mbjellë në parcelat, mes misrave duke i bërë të padektueshëm nga jashtë.