TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pa koment për shpalljen non-grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Me ironi, Rama ka ndarë në Twitter, kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titull “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, për të treguar se sipas tij, sa herë që perëndimi ka të drejtë, ata që janë kundër flasin për armiqësi që nuk ekzistojnë.
NO COMMENT🤫 pic.twitter.com/MjQisr5D0T
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022