Atentati në Milot, plagoset rëndë krahu i djathtë i Vis Martinajt dhe një person tjetër (EMRAT-DETAJE)

0

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Milot.

Mësohet se një prej të plagosurve është identifikuar si 27-vjeçari Klevis Preçi. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Ylli Ibrahimi, 47-vjeç.

Ky i fundit është një emër i njohur i botës së krimit. Ibrahimi njihet si dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ai është me precedentë në Itali, ndërsa në Shqipëri është emër i njohur i biznesit të lojërave të fatit.

Në vitin 2021, Ylli Brahimi i mbijetoi një atentati në qendër të Milotit nga disa persona.

Burime bëjnë me dije se në atentatin e sotëm në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 plumba kallashnikovi.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu