TIRANË- Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Gazetarja Klodiana Lala tha se policia dhe prokuroria janë fokusuar tek e kaluara e personazheve duke qenë se ngjarja ka ndodhur përpara banesës së Ylli Brahimit një personazh i njohur për policinë.
Sipas të njëjtave burime, Policia po heton tek lidhjet dhe problematikat jashtë vendit.
“Viktimat e Fushë Krujës kanë pasur njohje të mëparshme me personat që iu bë atentat këtë mbrëmje, por hetimet janë përfshirë edhe tek lidhjet dhe lëvizjet jashtë vendit. Kjo është një tjetër pistë që po hetohet pasi është një hark i shkurtër kohe pas atentatit të trefishtë. Nga dëshmitarët në një kohë të shkurtër, ku ka vetëm një orë nga ngjarja e rëndë , është mësuar janë pritur nga një tjetër automjet”, – tha gazetarja në raportimin live të ngjarjes.
Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.