“Shtëpia ime e dytë”, Meta nderohet me “Çelësin e Prishtinës” nga kryebashkiaku Përparim Rama: Do ta ruaj me shumë krenari

0

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me krybashkiakun e Prishtinës, Përparim Ramën, vend që e cilëson si shtëpinë e tij të dytë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta tregoi se kishte marrë ‘Çelësin e Prishtinës’ një dhuratë që e nderoi thellësisht.

MESAZHI I METES
🇦🇱❤️🇽🇰 Prishtinën e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë. Ndaj nuk mund ta fsheh emocionin teksa pranoj me përulje “Çelësin e Prishtinës”🔑, që më nderon thellësisht dhe që do ta ruaj me shumë krenari.
Mirënjohës Kryebashkiakut Përparim Rama!
I impresionuar nga vizioni i tij largpamës për transformimin modern të kryeqytetit të Kosovës dhe mezi pres realizimin me sukses të projekteve të tij ambicioze.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu