U kap me 20 kg kokainë, shqiptari dënohet me 15 vjet burg, gjobë të “majme” dhe dëbim

0
Omicidio Via Plana 10, Carabinieri sul posto per indagini, Milano, 20 luglio 2020, ANSA / PAOLO SALMOIRAGO

Në atë moment, kuptohet, karabinierët e kishin zhvendosur vëmendjen edhe në shtëpinë e tij, ku kishin gjetur edhe 10 kilogramë të tjera kokainë. Vlera e përafërt, disa milionë euro.
Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vjet e 4 muaj burg dhe 120 mijë euro gjobë si dhe me dëbim nga Italia pasi u kap me 20 kilogramë kokainë.

Sipas denoncimeve, në makinën e tij i ishin gjetur më parë rreth 10 kilogramë kokainë. Në atë moment, kuptohet, karabinierët e kishin zhvendosur vëmendjen edhe në shtëpinë e tij, ku kishin gjetur edhe 10 kilogramë të tjera kokainë. Vlera e përafërt, disa milionë euro.

Shqiptari, i paidentifikuar nga mediat italiane, ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykata e Rovigos nuk e mori parasysh duke e dënuar me 15 vjet burg. 36-vjeçari shqiptar ishte përfshirë edhe më parë në rastet e trafikut të drogës. Në vitin 2016, në fakt ai ishte arrestuar në Padova, pasi sipas akuzave, në shtëpinë e tij në Campodarsego, ishin gjetur 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe një kilogramë kokainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu