El Clasico nuk mund të jetë kurrë një miqësore! Sherri gjatë Real-Barcelona, Alba hedh Vinicius në tokë, në fushë ndodh…

0

Vetëm 42 minuta lojë për t’i bërë të gjithë të kuptojnë se mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk do të jetë kurrë një ndeshje miqësoreVetëm 42 minuta lojë për t’i bërë të gjithë të kuptojnë se mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk do të jetë kurrë një ndeshje miqësore. Në turneun e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shfaq tension i lartë mes dy skuadrave. Takimi zhvilluar në stadiumin Allegiant në Paradise në Nevada përfundoi me shifrat 1-0 falë golit të Raphinhas.

Në fushë ishin Lewandowski, Rudiger dhe disa blerje të tjera të reja të bëra nga dy skuadrat gjatë merkatos së verës. Pavarësisht kësaj, garda e vjetër shkëlqen gjithmonë, veçanërisht te Real Madrid. Vinicius, protagonisti i fitores së fundit të merengëve në Champions League, tashmë është në formë të shkëlqyer. Driblime dhe shpejtësi, gjë që detyroi lojtarët e Barcelonës të ndërhynin ashpër.
Tensioni arriti kulmin në minutën e 42-të dhe që ka patur për protagonistë Vinicius dhe Jordi Alba-n. Braziliani ka kaluar dy kundërshtarë në mënyrë shumë të lehtë dhe Jordi Alba ka vendosur ta ndalë në mënyrë të ashpër. Dukej një faull normal loje, por gjakrat janë nxehur menjëherë. Imazhet tregojnë gjestin e Rodrygo që ka shtyrë Busquets me forcë. Të dy kanë hyrë në kontakt para se të ndaheshin nga ndërhyrja e shokëve të skuadrës, mes të cilëve ka qenë edhe Leëandoëski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu