Miqtë të cilët prej kohësh bënin fushatë për lirimin e tij, e kanë pritur Cllevion me “ceremoni”.
Rreperi Cllevio Serbiano i cili u arrestuar një muaj e gjysmë më parë, është liruar nga burgu në orët e para të mëngjesit të sotëm. Miqtë të cilët prej kohësh bënin fushatë për lirimin e tij, e kanë pritur Cllevion me “ceremoni”. Varg makinash dhe dhjetra persona kanë përcjellë reperin deri në shtëpinë e tij.Mes tyre vihet re edhe e dashura e tij që deri tani nuk ishtë bërë publike. Ata shihen të shkëmbejnë puthje te shkallët e shtëpisë.
Pa bërë ende 24 orë nga lënia e ambjenteve të burgut, Cllevio’ i ka bërë sërish thirrje Noizyt për përballje.
“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai. “Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, -shprehet Cllevio në Instagram.Kush është Cllevio?
Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai theu arrestin e shtëpisë, duke shkuar në Durrës aty ku u dhunua nga reperi Noizy. Pasi video e dhunimit u bë virale në rrjet, policia arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.