TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka thumbuar Arben Ahmetaj pasi ky i fundit u shkarkua ditën e sotme nga posti i zëvendës kryeministrit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Braçe ka shkruar “globi rrotullohet”, duke nënkuptuar se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij gjatë kohës që ka mbajtur postin e zëvendës presidentit.
RRETH E RRETH PERQARK, GLOBI RROTULLOHET; DITE ME DITE, RROTULLOHET!