Ish-polici i RENEA u kap me snajper e pistoleta, thellohet skandali/ Gruaja është agjente në Policinë e Tiranës

0

Gazetari Elton Qyno shkruan në rrjetet e tij sociale se Greta Dervishaj është agjente tek policia e Tiranës, ndërsa bashkëshorti i saj, Remal Rada, punonte si polic polumbar pranë repartit special RENEA dhe kishte disa muaj që e kishte lënë detyrën.

Arrestimi dhe më pas burgosja e ish-efeketivit të Repartit Special RENEA, bëri që prokuroria e Tiranës të hetojë, për një person të tretë të implikuar në këtë ngjarje, i cili besohet se i ka dhënë çantën e kuqe, ku u gjend snajperi dhe municionet që dyshohet se do përdoreshin për një vrasje. Por tashmë ajo që e bën akoma dhe më të rëndë këtë ngjarje, është jo vetëm fakti i implikimit të një ish-speciali të RENEA në veprimtari kriminal, por edhe fakti se bashkëshortja e tij rezulton të jetë punonjëse policie.

Gazetari Elton Qyno shkruan në rrjetet e tij sociale se Greta Dervishaj është agjente tek policia e Tiranës, ndërsa bashkëshorti i saj, Remal Rada, punonte si polic polumbar pranë repartit special RENEA dhe kishte disa muaj që e kishte lënë detyrën. E më pas ishte larguar për në Mbretërinë e Bashkuar. Rada në momentin e arrestimit shoqërohej me Elton Hithin, një kontigjent kriminal, i dënuar për “Vjedhje me dhunë”.

Deri në këtë fazë të hetimit dyshimet janë ngritur për Elton Hithin dhe Remal Radën, se po përgatisnin një vrasje me pagesë, por ende nuk dihet se kush ishte personi i vënë në shenjestër nga këta persona dhe kush ishte financuesi. Dyshimet në këtë pistë, janë shtuar edhe për faktin se si Elton Hithi dhe Remal Rada, kanë refuzuar në polici marjen e profileve të ADN-së, gjë e cila do çonte policinë në krahasimin e tyre me profile të tjera ADN-je të gjetura në krime të ndryshme.

Ndërsa një informacion tjetër i mbëritur nga burimet e policisë është se Remal Rada dhe Elton Hithi, merreshin me tregtinë e armëve, që ua shisnin anëtarëve të grupeve kriminale. Të dyja këto informacione janë në verifikim e sipër nga policia kriminale. Deri më tani hetimet për dy personat e arrestuar po zhvillohen për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim. “Mbajtjes të armëve të ftohta”, dhe “Mbajtjes apo përdorimit të simboleve dhe shenjave dalluese të Policisë së Shtetit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu