42-vjeçari mbante dy thika, ndërsa 27-vjeçari një shkop golfi. Të dy e kanë kërcënuar dhe i riu, i tmerruar, ka hedhur në tokë çantën e shpinës bashkë me sendet personale dhe portofolin me 200 euro, më pas ka ikur.
Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar pasi nën kërcënimin e thikës dhe shkopinjve të golfit kanë vjedhur një student 24-vjeçar. Mediet italiane bëjnë me dije se është arrestuar një 42-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar italian, tashmë i njohur për Policinë italiane.
Më pas, djali e ka hedhur në tokë çantën me sende personale dhe një portofol me 200 euro dhe më pas ka ikur dhe ka lajmëruar karabinierët. 42-vjeçari mbante dy thika, ndërsa 27-vjeçari një shkop golfi. Të dy e kanë kërcënuar dhe i riu, i tmerruar, ka hedhur në tokë çantën e shpinës bashkë me sendet personale dhe portofolin me 200 euro, më pas ka ikur.
Të dy morën çantën e shpinës dhe u larguan, por nuk arritën ta shijonin për shumë gjatë lirinë, pasi u gjurmuan dhe u arrestuan nga karabinierët.
Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën sendet e vjedhura, dy thikat, shkopin e golfit, 2 fishekë, materiale të ndryshme që përdoreshin për vjedhje, dokumente dhe karta krediti në emër të personave të ndryshëm një palë këpucë dhe 3 gërshërë flokësh elektrike.